Pandemia COVID-19 ka Ndryshuar Arsimin Përgjithmonë

- COVID-19 ka rezultuar në mbylljen e shkollave në të gjithë botën. Globalisht, mbi 1.2 miliardë fëmijë nuk mund të shkojnë në klasë.
- Si rezultat, arsimi ka ndryshuar në mënyrë dramatike, me rritjen e veçantë të mësimit elektronik, ku mësimdhënia ndërmerret nga distanca dhe në platformat dixhitale
- Hulumtimet sugjerojnë se mësimi online është treguar të rrisë ruajtjen e informacionit dhe të marrë më pak kohë, që do të thotë se ndryshimet që ka shkaktuar koronavirusi mund të jenë për të qëndruar gjithmonë kështu
Ndërsa vendet janë në pika të ndryshme në nivelet e tyre të infeksionit COVID-19, në të gjithë botën aktualisht ka më shumë se 1.2 miliardë fëmijë në shumë vende të prekura nga mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë.
Me këtë zhvendosje të papritur nga klasa në shumë pjesë të globit, disa po pyesin nëse adoptimi i mësimit online do të vazhdojë edhe pas pandemisë dhe si një ndryshim i tillë do të ndikonte në arsim në mbarë botën
Edhe para COVID-19, tashmë kishte një rritje dhe adoptim të lartë në teknologjinë arsimore, me investime globale në teknologji duke arritur me miliarda në 2019 dhe tregu i përgjithshëm për arsimin online parashikohet të arrijë me miliarda tjera deri në vitin 2025. Pavarësisht nëse janë aplikacione gjuhësore, mësime virtuale, mjete video konferencash ose softuerë të mësimit online, ka pasur një rritje të konsiderueshme të përdorimit që nga COVID-19.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e mësimit?
Ndërsa disa besojnë se lëvizja e paplanifikuar dhe e shpejtë drejt mësimit online – pa trajnim, brez të pamjaftueshëm dhe pak përgatitje – do të rezultojë në një përvojë të dobët të përdoruesit që nuk është e favorshme për rritje të qëndrueshme, të tjerë besojnë se do të shfaqet një model i ri hibrid i arsimit, me përfitime të konsiderueshme. “Unë besoj se integrimi i teknologjisë së informacionit në arsim do të përshpejtohet më tej dhe se arsimi online përfundimisht do të bëhet një komponent integral i arsimit shkollor,” thotë Wang Tao, Nënkryetar i Edukimit Tencent.
Tashmë shumë universitete kanë kaluar në mësim online, duke ofruar kurse online për studentët.
Mësimdhënësit tregojnë benefitet e mësimit online i cili u mundëson që të kontaktojn me studentët në mënyrë më efikase dhe efektive përmes grupeve të bisedave, takimeve me video, votimit dhe gjithashtu ndarjes së dokumenteve, veçanërisht gjatë kësaj pandemie.
A është mësimi online aq efektiv?
Për ata që kanë qasje në teknologjinë e duhur, ka dëshmi se të mësuarit online mund të jetë më efektiv në një numër mënyrash. Disa hulumtime tregojnë se mesatarisht, nxënësit mbajnë 45-60% më shumë në mend kur mësojnë online krahasuar me vetëm 8-10% në klasë. Kjo është kryesisht për shkak të aftësisë së nxënësve për të mësuar më shpejt në internet; mësimi elektronik kërkon 40-60% më pak kohë për të mësuar sesa në një mjedis tradicional të klasës, sepse nxënësit mund të mësojnë me ritmin e tyre, të kthehen prapa dhe të rilexojnë, kapërcejnë ose përshpejtojnë konceptet sipas dëshirës së tyre.
Meqenëse studimet kanë treguar se fëmijët përdorin gjerësisht shqisat e tyre për të mësuar, bërja e mësimit argëtues dhe efektiv përmes përdorimit të teknologjisë është thelbësore. Gjatë një periudhe, ne kemi vërejtur se integrimi i zgjuar i lojërave ka demonstruar një angazhim më të lartë dhe rritjen e motivimit për të mësuar veçanërisht në mesin e nxënësve më të vegjël, duke i bërë ata të dashurohen vërtet me mësimin.
Platforma për Mësim Online dhe Dixhitalizim të Mësimit edukim.org
BEINT ka ofruar Trajnim Falas për të gjithë Mësimdhënësit për Dixhitalizim të Mësimit, në mënyrë që mësimdhënësit të jenë të përgatitur për të ardhmen e arsimit si dhe të rrisin performancën e tyre. Duke ju ofruar poashtu një Certifikatë me 1 Kredi për ndjekjen e këtij trajnimi në formën Vetë-Studim, trajnim i cili është shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e arsimit
Dixhitalizimi i Mësimit
Mënyra e Regjistrimit dhe ndjekjes së trajnimit:
Responses