Krijimi i Ditarit të Notave nga Mësimdhënësi

1. Së pari klikoni tek Paneli i Mësuesit

2. Klikoni tek Ditari i Notave 
Në këtë faqe pasi ta krijoni ditarin e notave për lëndën tuaj ju mund ta shihni atë tek mënyja rënëse si dhe ta kontrolloni progresin e nxënësve tuaj

3. Për të krijuar ditarin notave klikojmë Menaxho Ditarët e Notave dhe pastaj klikojmë butonin Shto një të Ri

4. Hapet faqja e ditarit të notave shënoni Titullin (në titull shënoni gjithmonë emrin e lëndës – emrin tuaj)

5. Selektoni lëndën tuaj në menynë rënëse (Titullit të lëndës që keni krijuar shtoni edhe emrin tuaj në mënyrë që ta keni më të lehtë ta gjeni lëndën tuaj për ta selektuar, pas krijimit të ditarit ktheni titullin e lëndës si më parë)

6. Për të shtuar Komponentët shtypni butonin Add Component

7. Shtoni Komponentët me radhë.
Komponenti i mësimeve dhe njësive mësimore – tek titulli shenojmë Mësimet dhe tek butonat lejojmë të gjitha mësimet dhe të gjitha temat apo njësit mësimore

8. Komponenti i detyrave – tek titulli shenojmë Detyra dhe tek butoni lejojmë të gjitha detyrat

9. Komponenti i kuizeve apo testeve – tek titulli shenojmë Kuize dhe tek butoni lejojmë të gjitha kuizet

10. Caktimi i Përqindjes për komponentët e krijuar bëhet në këtë mënyre – në anën e djathtë është tabela e vogël Përqindja për Komponent dhe ju klikoni butonin për të lejuar vendosje të përqindjes në ditar

11. Caktoni përqindjet për secilin komponent pa e kaluar 100% në total

Pamja e Ditarit të Notave nga Nxënësi

  1. Për të shikuar ditarin e notave për lëndët që keni regjistruar klikoni tek Ditari

2. Shfaqen të gjitha Ditarët e lëndëve tuaja të krijuara nga mësimdhënësit

3. Për të zgjeruar pamjen e ditarit klikoni këtë “buton” si në foto me poshtë

15. Kjo është pamja e ditarit të një lënde me mësime, tema, kuize apo teste, ju mund të shihni përqindjen që është caktuar për secilen nga mësimdhënësi juaj