Gjuhë Shqipe

Gjuha shqipe është lënda kryesore që ndikon në zhvillimin intelektual, shoqëror, estetik dhe emocional të nxënësve.

Violeta · 24 Shkurt, 2021

QËLLIMET E LËNDËS SË GJUHËS SHQIPE


Nxënësit:

  • komunikojnë qartë dhe saktë (me gojë dhe me shkrim) në varësi të qëllimit dhe të situatës;
  • shprehin opinionet e tyre, në mënyrë korrekte nga ana gjuhësore, gjatë diskutimeve dhe gjatë punëve në grup;
  • dëgjojnë, lexojnë dhe kuptojnë lloje të ndryshme tekstesh, nxjerrin përfundime dhe i vlerësojnë këto tekste (me gojë ose me shkrim);
  • gjejnë informacion në media dhe në internet, e gjykojnë në mënyrë kritike këtë informacion dhe e përdorin atë në mënyrën e duhur;
  • njohin llojet e ndryshme të teksteve dhe përdorimet e tyre, si dhe hartojnë e prezantojnë tekste të ndryshme;
  • lexojnë tekste letrare të gjinive të ndryshme dhe zhvillojnë botën emocionale përmes tyre;
  • kuptojnë, interpretojnë dhe analizojnë tekste letrare si një burim për të njohur histori të ndryshme, marrëdhëniet njerëzore, ndjenjat, vlerat etj.;
  • përdorin gjuhën standarde në shkollë dhe jashtë saj, si dhe zbatojnë rregullat gramatikore themelore;
  • vlerësojnë letërsinë si pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare dhe botërore;
  • vlerësojnë rëndësinë e gjuhës shqipe si vlerë e kulturës kombëtare.

Lëndën -Përmbajtja

Rreth Mësuesit

Violeta

1 Lëndën

E pa Regjistruar

Lëndën - përmbledhje

  • 1 Mësim