Të dashur nxënës,

Mirë se erdhët në botën e civilizimeve të lashta, në botën e paraardhësve tanë, veprave të të cilëve u entuziazmohen gjeneratat e ditëve të sotme.
Ajo është bota e gjuetarëve të parë, bujqve, zejtarëve dhe tregtarëve, por edhe botës së arritjeve të mëdha civilizuese të popujve të vjetër të Egjiptit, Mesopotamisë, Kinës, Indisë, Heladës, Maqedonisë antike dhe Romës.
Me librin shkollor që është para jush, do t’ju ndihmojmë që të njoftoheni me arritjet e popujve të vjetër.
Ata hynë në histori me shkrimin e parë dhe krijuan vepra, të cilat deri në ditët e sotme mbetën në radhët e veprave letrare madhështore në letërsinë botërore.
Me mendjet dhe duart e tyre, ata ndërtuan ndërtime madhështore, të cilat dëshmojnë për aftësitë mendore dhe aftësitë ndërtimore të Egjiptianëve të vjetër, Helenëve, Maqedonasve, Romakëve, Kinezëve, Indianëve dhe popujve të tjerë.
Piramidat në Egjipt dhe muri kinez deri në ditët e sotme mbetën të na përkujtojnë në veprat njerëzore, të cilat i rezistojnë kohës për disa mijëra vjet. Mendjet dhe fantazitë e tyre krijuan paraqitje për perëndi dhe perëndesha të shumta.
Vizatimet, mozaikët dhe veprat skulptore nuk e lënë indiferent njeriun e sotëm. Zbulimet e tyre në sferën e shkencave janë fi llim i të gjithë asaj që e ka krijuar njeriu nëpër histori.
Dijenitë për të gjitha këto vlera civilizuese do t’ju nxisin të hulumtoni më tepër; t’i krahasoni materialet, vlerat kulturore dhe shpirtërore nga ajo e kaluar e largët me ato të kohës sonë, në të cilën njerëzit në Tokë komunikojnë përmes Internetit, ndërsa anijet kozmike udhëtojnë jashtë sistemit tonë diellor.
U përpoqëm ta tregojmë të kaluarën në mënyrë interesante dhe të kapshme, duke e ditur se të gjithë ju nuk keni interes dhe dëshira të barabarta për ta njohur të kaluarën.
Shpresojmë se atë që e tregojmë në librin shkollor nuk do t’u paraqesë vështirësi dhe nuk do t’ju lodhë, por do t’ju nxisë edhe vetë të hulumtoni dhe të mësoni më tepër për periudhën më të vjetër të historisë së njerëzimit dhe nga historia e Maqedonisë.
Ju dëshirojmë punë të suksesshme.
Autorët.

Rreth Mësuesit

Besniku

1 Lëndën

E pa Regjistruar

Lëndën - përmbledhje

  • 3 Mësime
  • 1 Kuiz