Trajnim Online
Mësoni se si të përdorni platformën edukim.org nga fillimi deri në fund, në këtë trajnim falas për të gjithë. Është trajnimi i vetëm për platformën që do t’ju duhet ndonjëherë.
Mësoni se si të përdorni platformën edukim.org pa ndonjë përvojë paraprake.
Pasi të keni përfunduar këtë trajnim, do të jeni plotësisht të kënaqur me përdorimin e edukim.org, krijimin e kurseve, regjistrimin e lëndëve, integrimin e nxënësve në klasa dhe lëndë përkatëse, dhe cdo gjë tjetër që nevojitet për procesin mësimor.
edukim.org është një nga platformat më të fuqishme për dixhitalizimin e mësimit si dhe zhvillimin e mësimit online në dispozicion. Është e gjithanshme, e azhurnuar vazhdimisht dhe plotësisht falas. Mund ta përdorni për të krijuar kursin/lëndën, grupet/klasat, detyrat, kuizet/testet, ditarin e notave, takimet online, forumet e diskutimeve, bashkëbisedat, certifikatat dhe gjithçka tjetër.
Mësoni si të përdorni edukim.org
Nëse sapo keni filluar, mësoni se si të përdorni edukim.org në trajnimin tonë të plotë.
Sapo të regjistroheni dhe kursi juaj të jetë në funksionim, mësoni se si të pasuroni kursin tuaj me njësi mësimore, detyra, kuize, teste nga më të thjeshtat tek ato me komplekse.
Nëse dëshironi të vendosni një certifikatë në përfundim të kursit për nxënësit tuaj, atëherë mësoni se si ta bëni atë dhe shumë më tepër.
Kredi të fituara: 1 Kredi